Debati se cili është më i suksesshmi në historinë e futbollit mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit vazhdon të zgjasë dhe të bëjë zhurmë sa herë diskutohet. Megjithatë, ka edhe nga ata personazhe të cilët e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre në lidhje me të preferuarin. Ky është rasti i Patrice Evra me ish-futbollistin e Manchester United që rreshtohet në krahun e CR7. Së fundmi, francezi shprehet se nëse Messi e ka talentin të dhuruar nga Zoti, por nëse do të kishte etikën e punës së Ronaldos, atëherë në karrierën e tij mund të kishte vendosur edhe më shumë rekorde.
Lexo edhe:
- Ish-i i PSG-së kryqëzon Messin: Për çfarë na duhet, që t’u shënojë skuadrave si Angers dhe Clermont?!
- 11 fëmijë me nëntë gra të ndryshme, ish-“ylli” i NBA-së përfundon në burg
- U eliminua nga Milani, Richarlison sulmon Conten
- Italia me halle në sulm, Mancini e gjen zgjidhjen në Argjentinë
“Dua të shpjegoj pak pse unë zgjedh gjithnjë Cristiano Ronaldon para Messit. Messi e ka talentin të dhuruar nga Zoti, ndërsa Ronaldos i është dashur të punojë shumë fort për të mbërritur në majë. Sigurisht, edhe Ronaldos nuk i mungon talenti, por puna bën diferencën në këtë rast.
Nëse Messi do të kishte etikën e punës që ka Ronaldo, atëherë mund të kishte fituar 15 Topa të Artë. Por, mua më pëlqejnë shumë njerëzit që punojnë dhe mundohen, ndaj jam në anën e Ronaldos në këtë rast”, u shpreh Evra.
