Futboll

Evra në rolin e konspiracionistit për pandeminë: Nëse aksidentohesh me makinë, e ka fajin COVID-I

Patrice Evra njihet për deklaratat e tij pa filtra dhe që i garantojnë gjithnjë vëmendje. Së fundmi, ish-futbollisti i Manchester United ka folur hapur kundër pandemisë COVID-19, pasi beson se kjo temë është duke marrë më shumë vëmendje seç meriton ndërsa mbron vendimin e secilit për të mos u vaksinuar.

“Në këtë moment mendoj se po flasim shumë për coronavirusin. Le të jemi të sinqertë, ka njerëz që kanë vdekur prej COVID, por kam përshtypjen se tashmë edhe nëse bën një aksident me makinë, fajin do t’ia faturojnë COVID-it.

Për mua gjithçka është politike dhe gjithnjë kam thënë se kur kërkon të qeverisësh dhe të udhëheqësh njerëzit, atëherë kjo bëhet duke i frikësuar ato. Duhet të tregohemi të kujdesshëm, nuk e kuptoj pse njerëzit pyesin a je i vaksinuar apo jo. Secili është i lirë të bëjë çfarë të dojë, kjo duhet të marrë fund sepse një që nuk është vaksinuar nuk është një person i keq.

Çdokush mund të besojë çfarë të dojë, duhet t’i lejojmë njerëzit të vendosin vetë. Asnjë nuk e di çfarë është COVID dhe nga vjen, por Bill Gates ka folur për diçka të ngjashme në vitin 2013. Nuk jam nga ata që them se kjo ishte e programuar, por mua personalisht COVID nuk më tremb”, u shpreh francezi.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency