Premier League

Evra: Varane qëndërmbrojtës perfekt, blerja më e mirë që ka bërë Man.United!

Manchester United është klubi që ka shpenzuar më shumë në këtë merkato verore. Djajtë e Kuq deri tani kanë bërë të mundur transferimin më të shtrenjtë të kësaj vere që është Jadon Sancho me anglezin e talentuar që u ble nga Borussia e Dortmundit për 85 milionë euro, por vetëm pak ditë më parë Djajtë e Kuq zyrtarizuan edhe transferimin e qëndërmbrojtësit Raphael Varane nga Reali i Madridit. Kartoni i francezit i cili kishte vetëm një vit kontratë me Los Blancos i kushtoi arkave të Manchester United 50 milionë euro, por për një legjendë të Djajëve të Kuq siç është ish-mbrojtësi Patrice Evra, afrimi i një eksperti të prapavijës si Varane mund të konsiderohet si goditja më e mirë e kësaj vere madje për Evra ajo e qëndërmbrojtësit është blerje më e goditur se ajo e Jadon Sanchos.

“Raphael Varane më kujton Rio Ferdinandin. Është i shkëlqyer me topin në këmbë, gjithashtu edhe në lojën në ajër. Ai është qendërmbrojtësi perfekt.I qetë më topin nën kontroll dhe mund të shënojë edhe gola gjithashtu. Është një transferim i nivelit të lartë, më i miri për Manchester United”, u shpreh Evra.

Me afrimet e Sanchos dhe Varane, Solskjaer ka në dispozicion një skuadër më konkuruese dhe Manchester United do të tentojnë me të gjitha mënyrat të fitojë titullin kampion të Premier League gjatë këtij sezoni.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency