Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Evra “zbulon” darkën në shtëpinë e Ronaldos

Patrice Evra tregoi për disa eksperienca të tij me Cristiano Ronaldon, kur të dy ishin shokë skuadre te Manchester United. Mbrojtësi francez kujtoi ditën kur portugezi e ftoi për darkë në shtëpinë e tij dhe tha se një ftesë të tillë nuk do ta pranonte kurrë më.

“Unë këshilloj këdo që ftohet për darkë nga Cristiano, të mos pranojë. Pas një seance stërvitore shkova në shtëpinë e tij. Isha i lodhur dhe doja të haja, por në tavolinë kishte vetëm sallatë, pulë dhe ujë. Asnjë pije freskuese. Mendova se më vonë do të nxirrte mish, por asgjë”, tha Evra për “ITV Sport”.

Francezi kujton se pasi hëngrën ato pak ushqime mbi tavolinë, Cristiano e ftoi të bënin disa ushtrime me top.

“Nisa të mendoja se nuk më kishte ftuar si shok, por sepse kishim ndeshje të nesërmen. Ai është robot, vetëm te stërvitja e ka mendjen”, u shpreh Patrice Evra.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...