Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

F1, Vettel optimist: Kam besim se do të triumfojmë

BAKU, AZERBAIJAN - JUNE 25: Sebastian Vettel of Germany and Ferrari on the drivers parade before the Azerbaijan Formula One Grand Prix at Baku City Circuit on June 25, 2017 in Baku, Azerbaijan. (Photo by Mark Thompson/Getty Images)

Shpresa vdes e fundit! Kjo është fraza që përkufizon sjelljen që do të ketë Sebastian Vettel në 6 garat e fundit të Botërorit të Formulës 1. Pas figurës së shëmtuar që bëri në garën e Singaporit, duke u bërë protagonist i një aksidenti që e nxori edhe atë jashtë, piloti gjerman i Ferrarit e sheh veten 28 pikë larg kryesuesit të kampionatit, Lewis Hamilton.

Megjithatë, kjo nuk e pengon Vettelin që të shprehet optimist përsa i përket triumfit përfundimtar. “Mendoj se jemi të fortë dhe me plot besim. Edhe pse në 3 garat e fundit nuk kemi pasur rezultate të mira dhe kemi humbur avantazhin që kishim, unë kam ende shpresa, pasi makina jonë është e shpejtë”, tha Vettel.

Më pas Vettel foli për incidentin në Singapor, me Raikkonen e Verstappen, duke theksuar se kritikat e fundit të bëra në drejtim të tij nuk kanë ndikuar tek ai. “Mund të jetoj fare mirë me kritikat. Është e lehtë të krijohet një opinion duke i parë gjërat nga jashtë. Gjithnjë kërkoj të jap më të mirën, nëse më jepet mundësia të bëj një parakalim apo të mbroj një pozicion, duhet ta bëj dhe kaq. Kjo është ajo që besoj unë”, vijoi Vettel.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...