Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

FA Cup vjen me derbin e Liverpoolit dhe skuadrat londineze

FA Cup do të vijë sërish sot në ekranin e Supersport, teksa janë përzgjedhur për t’u transmetuar tre nga takimet e fazës së 1/32-ave, që është edhe me eliminim direkt.

Kështu në orën 15:00 do të zhvillohet sfida mes Chelseat dhe Nottnigham Palace, ku londinezët e Lampard pritet të mos hasin vështirësi dhe të vijojnë më tej në një kompeticion ku do të kërkojnë triumfin.

Po në të njëjtën orën Tottenhami i Mourinhos do të udhëtojë drejt Midlesborough, ku ndonëse pritet të lërë në stol disa prej titullarëve, synimi mbetet triumfi, për të vijuar më tej aventurën në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm britanik.

Në orën 17:00 vëmendja do të spostohet në “Wembley”, ku do të ketë edhe një derbi mes Liverpoolit dhe Evertonit, dy skuadra të të njëjtit qytet, por që vetëm njëra do të ketë mundësinë të vijojë më tej aventurën në FA Cup.

“The reds” vijnë padyshim si favoritë në këtë takim dhe pasi kanë konsoliduar pozitat në krye të renditjes së kampionatit, do të kërkojnë avancimin edhe në Kupë, ku përballë do të gjejnë nëj Everton të rilindur me Carlo Ancelottin në stol.

Përveç Fa Cup, në ekranin e Supersport do të vijnë edhe takimi i Kupës së Francës mes Linas dhe PSG, si dhe ndeshja e kampionatit spanjoll Celta Vigo – Osasuna.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...