Liverpool po vijon punën në merkato dhe fokusi mbetet te revolucioni në mesfushë.
Gjatë kësaj jave, mund të vijë edhe lamtumira e Fabinho-s, për të cilin ka mbërritur një ofertë prej 46 milionë euro nga Al-Ittihad dhe palët janë në bisedime e sipër.
Lexo edhe:
- Luajti për dy sezone me Shkupin, “Komitët” dhunojnë Brdarovski-n në stërvitje
- Zyrtare/ Konfirmohet lajmi i “SuperSport”, Krymi rikthehet te Vllaznia
- Bajrami shijon momentin, realizon 3 gola në miqësoren Sassuolo-Real Vicenza
- Rikthimi i Neuer, Tuchel jep lajmin se kur mund të luajë: Bundesliga dhe Superkupa janë afër!
Por, kjo ofertë nuk i gjen drejtuesit e “The Reds” të papërgatitur, pasi këta të fundit e kanë gati pasuesin e brazilianit.
Po flasim për Florentino Luis, i cili aktulaisht luan te Benfica dhe është në krye të listës së dëshirave të klubit anglez dhe jo vetëm, pasi ai pëlqehet edhe nga trajneri Klopp.
23-vjeçari portugez ka provuar edhe dy huazime gjatë karrierës së tij, te Monaco dhe Getafe, ndërsa edicionin e kaluar ai ishte një pikë e rëndësishme në mesfushën e “shqiponjave” duke koleksionuar 54 ndeshje.
Benfica është në pritje të ofertës dhe e vlerëson 25 milionë euro, ndërkohë që kontrata e tij skadon në verën e vitit 2027.
