Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Fabio Borini drejt largimit nga Milani, por mbetet në Serinë A

E ardhmja e Fabio Borinit duket se është larg Milanit, pasi lojtari nuk shihet si titullar nga Pioli. Kontrata e 28-vjeçarit është në prag të përfundimit dhe për të mos e humbur futbollistin me parametër zero, kuqezinjtë janë gati ta shesin gjatë merkatos së janarit.

Për lojtarin ka shfaqur interes skuadra e Torinos, pasi Borini pëlqehet shumë nga trajneri Walter Mazzarri, i cili e ka vendosur futbollistin në krye të listës së tij të merkatos. Por para se të shpenzojë, klubi “granata” më parë duhet të shesë jo pak por dy lojtarë, Zazan e Iago Falquen, të cilët duket se nuk bëjnë pjesë në planet e skuadrës nga Torino.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...