Itali

Fabregas sfidon Buffon pas transferimit në Serie B: I kam shënuar dy herë, pse mos t’i bëj tre?

Cesc Fabregas mund të ketë surprizuar shumë me zgjedhjen e tij për të vijuar karrierën në Serie B me skuadrën e Como-s. këta të fundit po synojnë të afrojnë emra cilësorë në merkato pasi synojnë të jenë pretendentë për ngjitjen në elitë sezonin e ardhshëm dhe spanjolli me siguri që përveç eksperiencës, ka sjellë me vete edhe shumë entuziazëm e besim për t’i përballuar sfidat me sukses.

Madje, në fjalët e para, Fabregas nuk ka lënë pa sfiduar edhe Gianluigi Buffon, portierin legjendar që po ashtu është pjesë e Serisë B teksa luan me Parmën dhe që po ashtu ka si objektiv ngjitjen në Serie A. Kështu, Kampioni i Europës dhe Botës me Spanjën ka theksuar se gjatë karrierës së tij i ka shënuar dy gola Buffon dhe tashmë që të dy janë pjesë e një kampionati, pse të mos i përmirësoj statistikat përballë gardianit 44-vjeçar.

“Gjatë karrierës sime i kam shënuar dy gola Buffon, pse të mos i bëj tre tashmë që do të luaj kundër tij në Serie B? Por, duhet pranuar se prezenca e një portieri si Buffon, tregon shumë edhe për kualitetin që ka në përbërje një kampionat si Serie B. Mendoj se kjo eksperiencë me Comon do të jetë një nga sfidat më të mëdha në karrierë dhe për dy vite do të jem plotësisht i fokusuar të ndihmoj klubin për të arritur objektivin. MLS nuk ishte kurrë një opsion për mua dhe zgjodha Comon si projektin më të mirë”, u shpreh 35-vjeçari.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency