Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Fadiga pranon vjedhjen e orës së Dolberg, reagon menjëherë klubi i Nice

Javën e kaluar bëri mjaft bujë lajmi që sulmuesit danez të Nice, Kasper Dolberg i ishte vjedhur një orë dore me vlerë 70 mijë euro, brenda në dhomat e zhveshjes së klubit francez, ndërkohë që futbollisit po kryente seancën stërvitore.

Por edhe më i bujshëm ishte lajmi se danezi kishte bërë denoncim në polici dhe se hetimet e tyre zbuluan nga një kamera në ambientet e klubit, se autori i vjedhjes ishte shoku i skuadrës, talenti francez me origjinë nga Guinea, Lamine Diaby-Fadiga.

Ky i fundit pranoi se kishte kryer gjestin e turpshëm, i kërkoi falje sulmuesit Dolberg dhe i premtoi kompensimin për çmimin e orës, me qëllim që danezi të tërheqë denoncimin nga rajoni policor, pasi rrezikonte një dënim të rëndë.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i klubit të Nice, që vendosi t’i prishë menjëherë kontratën 18-vjeçarit, ndonëse shihej si një nga të rinjtë më premtues në qarkullim, ndërsa tashmë Lamine Diaby-Fadiga do t’i bashkohet FC Paris në Ligën e dytë franceze, aty ku luan edhe Jeremy Menez.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...