Kosova

“Fadil Vokrri” drejt licensimit për ndeshjet e Nations League

Rinovimi i impiantit “Fadil Vokrri” në Prishtinë kishte ngritur pikëpyetje mbi zhvillimin e ndeshjeve të Ligës së Kombeve aty, por duket se qeveria e futbollit europian, edhe pse nuk ka një reagim zyrtar, do të mbyllë njërin sy për të lejuar sfidat zyrtare.

Ditë më parë u vu në pikëpyetje një gjë e tillë, pasi Ministria e Sportit, në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) ndaluan zhvillimin e ndeshjes së Superligës ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit, me arsyetimin se nuk ishte bërë pranimi teknik i stadiumit. Kjo ishte në kontrast me lejen e ndeshjes tjetër, Drita-Prishtina, e vlefshme për Superkupën e Kosovës.

Tani, kur kanë mbetur diçka më pak se dy javë para fillimit të Ligës së Kombeve, ishte vënë në dyshim edhe zhvillimi i ndeshjes ndërkombëtare të përfaqësueses së Kosovës ndaj Ishujve Faroe, më 10 shtator. Mirëpo institucioni më i lartë i futbollit europian ka zbuluar se stadiumi “Fadil Vokrri” do ta marrë licencën për zhvillimin e ndeshjeve të rëndësisë së tillë.

Kështu, që nga shtatori, Kosova do të mund t’i luajë takimet në kryeqytet dhe jo në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Edhe skuadra e Prishtinës do të luajë këtë sezon ndeshjet në shtëpi, pas një mungese dyvjeçare. Skuadra e trajnerit Challandes do ta nisë eksperiencën në Ligën e Kombeve më 7 shtator, ndaj Azerbajxhanit në Baku, e pas 3 ditësh përfaqësuesja do të zbarkojë në Prishtinë, me Ishujt Faroe.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top