Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Fadil Vokrri: Rezultati? Shqiptarët, mikpritës dhe europianë

Dikur ishte pjesë e Partizanit të Beogradit, e asaj skuadre që 30 vite më parë u eliminua nga Flamurtari i madh i fundviteve ’80, ndërsa mbrëmjen e së enjtes e shijoi në tribunën VIP të “Elbasan Arenës” si president i Federatës së Futbollit të Kosovës. Vokrri më shumë se rezultatit 1-1 i kushtoi rëndësi organizimit përfekt të ndeshjes.

Mendoj se në bazë të lojës që zhvilluan të dy ekipet, nuk merituan më shumë se një pikë. Futbolli mbetet gjithmonë interesant dhe pas 30 viteve. Duke marrë parasysh atë që ka ndodhur kohët e fundit dhe paragjykimet për incidente të mundshme, ishte shumë e rëndësishme që gjithcka të mbyllej pa probleme. Dhe kështu ndodhi, treguam kulturën e vërtetë europiane dhe se jemi një popull mikpritës. Të gjithë meritojnë lëvdata për një organizim të tillë.

Për takimin e kthimit në Beograd, Vokrri shpreson që të ketë sa më pak ndikim faktori fushë.

Partizani i Beogradit dhe Skënderbeu në ndeshjen e parë treguan një nivel lojës të përafërt. Nuk pati ndonjë ndikim të madh faktori fushë. Shpresojmë që edhe Skënderbeu të mos e ndiejë presionin në fushën kundërshtare.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...