Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Fair Play Financiar, lindin të tjera telashe për Milanin

Lajme aspak pozitive për Milanin nga UEFA në lidhje me Fair Play-n Financiar. Dhoma e hetimit të Organit të Kontrollit Financiar të Klubeve ka vendosur të nisë një hetim të ri për klubin kuqezi, pasi nuk ka arritur të respektojë kërkesën për barazimin e bilancit, që ishte 126 milionë euro minus pas kontrollit të detajuar financiar për vitet 2016, 2017 e 2018.

Lajmin e publikoi vetë UEFA në fazën e saj zyrtare, Institucioni më i lartë i futbollit europian nuk do të bëjë komente të tjera deri në marrjen e vendimit nga Dhoma e Arbitrazhit të Kontrollit Financiar të Klubeve. Ky hetim nuk ka lidhje me vendimin e marrë nga Dhoma e Arbitrazhit në dhjetor të vitit 2018, që lidhej me kontrollit e ushtruara në vitet 2015, 2016 dhe 2017.

Vendimi i mëparshëm (12 milionë euro gjobë dhe limitimi në vetëm 21 futbollistë në listën e UEFA-s për dy sezone dhe përjashtim nga Kupat e Europës për të dy sezone në rast se nuk barazohet bilanci) është aktualisht në shqyrtim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...