Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Fair play financiar, Milani rrezikon përjashtimin nga kupat e Europës

AC Milan's Giacomo Bonaventura, covered by his teammates, celebrates after scoring during an Europa League third qualifying round, second leg, soccer match at the San Siro stadium in Milan, Italy, Thursday, Aug. 3, 2017. (AP Photo/Antonio Calanni)

 

Lajmi vjen nga Spanja dhe bën që të ndizet alarmi në shtëpinë “kuqezi”. Sipas “Marca”-s, është hedhur poshtë kërkesa për një marrëveshje, e prezantuar në Nyon të Zvicrës nga delegacioni i Milanit para “Financial Body” të UEFA-s.

Argumentat e paraqitura nga shoqëria italiane nuk i kanë bindur ekspertet e qeverisë së futbollit europian. Milani është në pritje të vendimit të Komitetit të Disiplinës, madje te “kuqezinjtë” i frikësohen një mase të rëndë ndëshkimore, deri në përjashtim nga kupat e Europës.

Por cilat pjesë të dosjes së Milanit nuk e kanë bindur UEFA-n? Sipas “Marca”-s, ekspertët e konsiderojnë projektin kinez të kushtëzuar nga rezultatet sportive afatshkurtra.

Nuk janë të qarta madje as garancitë e prezantuara nga drejtuesit e Milanit për kalimin e pronësisë së klubit nga Fininvest te Sport Investment Lux për 740 milionë euro dhe 200 milionë eurot e shpenzuara gjatë merkatos së kësaj vere. Analistët e UEFA-s e konsiderojnë këtë shpenzim të madh jashtë rrgullave të Fair play – t financiar. Vetëm gjatë gjysmës së parë të 2017-ës, Milani është me 32 milionë euro humbje.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...