Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

“Faji i biletave false”, UEFA sqaron shkakun e nisjes me vonesë të finales

Në mënyrë të paprecedentë, finalja e Ligës së Kampionëve në Paris u shty me 36 minuta dhe shkak u bë vonesa e hyrjes së tifozëve në shkallët e stadiumit, si dhe disa të tjerë që kaluan rrethimin për t’u future në perimetrin e sigurisë.

Në përfundim të finales, UEFA ka lëshuar edhe një deklaratë, duke shpjeguar shkakun e nisjes me vonesë në ndeshjes, teksa ka paralajmëruar edhe hetim të thelluar për ngjarjen.

“Në hyrje për në tribunat e rezervuar a për tifozët e Liverpoolit, rrotullueset që hapeshin duke njohur bar-kodin e biletës, u bllokuan, pasi shumë tifozë të Liverpoolit u paraqitën aty me bileta false. Kjo shkaktoi radhë të gjata dhe u desh ndërhyrja e policisë, duke përdorur edhe gaz lotsjellës, për të shpërndarë turmën e tifozëve dhe lejimin e atyre që kishin një biletë të rregullt. UEFA është e shqetësuar për ata që janë prekur nga kjo ngjarje dhe do të nisë menjëherë hetimin për gjithë sa ndodhi, bashkë me policinë franceze dhe federatën e futbollit atje”, thuhej në deklaratën e UEFA-s.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...