Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Faji (jo vetëm) i Panuccit!

Gjergj Stefa!

Ajo “Vaffanculo” e stadiumit ndaj Christian Panuccit ishte goli i pestë i pësuar në një mbrëmje ku asgjë nuk shkoi ashtu si duhet. Turmat në përgjithësi kështu reagojnë, jo në mënyrë të zgjuar dhe pavarësisht se është e papranueshme si fyerje, ajo ishte një ulërimë që nuk duhet t’i bëjë të tjerët të shpëtojnë.

1 fitore, 1 barazim dhe 6 humbje. Viti 2018 mund të konkurrojë dekadat e së shkuarës për Shqipërinë. Rezultate negative, vendi i fundit në grup, vetëm 2 gola të shënuar dhe regjistruam humbjen e dytë më të thellë në ndeshjet zyrtare brenda fushës sonë. Por kush janë arsyet e kësaj situate?

Trajneri. Pa përvojën e duhur për të drejtuar një skuadër që duhet gjatë gjithë kohës të mbahet nën tonus, në mungesë të emrave të mëdhenj.
Më pas vijnë problemet në seleksionim, ndryshimet në formacion, skemat e kontestuara dhe zëvendësimet e çuditshme. Mungesë komunikimi dhe klimë e brendshme e çuditshme. Deri para ndeshjes me Izraelin, askush nuk dinte kush ishte kapiteni.

Lojtarët. Mungon forma sportive dhe lideri brenda grupit, apo ata lloj lojtarësh të rëndësishëm që e marrin skuadrën për dore. Lorik Cana nuk është më, ndërkohë teorikisht lideri është Mavraj.

Kapiten në fushë jo e jo, por edhe në dhomat e zhveshjes ka dyshime. Dy ndeshjet e fundit, në Izrael dhe ndaj Skocisë, gabimet e tij individuale rënduan ndjeshëm.

Prurjet e reja nga Kosova. Në 4-5 vitet e fundit numri i shqiptarëve nga Kosova, që janë afruar në kombëtare ka qenë 30. Shumica e tyre kanë luajtur më parë me kombëtaret e shteteve të tjera dhe në pamundësi për t’u aktivizuar me ta, zgjodhën Shqipërinë. Prej muajsh shumica e tyre natyrshëm zgjedhin Kosovën dhe kjo ndikon në ngushtimin e rrethit të përzgjedhjes së lojtarëve.

Ekipet e moshave. Në krizë të plotë. Qindra lojtarë të provuar ndër vite dhe vetëm disa syresh që kalojnë gjithë filtrat. Futbolli në vend vuan për mungesë infrastrukture. Pothuaj asnjë fushe e re ndërtuar nëpër qytete në këto vite, teksa janë shpenzuar miliona euro për rikonstruksione apo ndërtime nga e para stadiumesh.

Trajneri me siguri duhet shkarkuar, sepse kushdo tjetër mund të kish marrë ndonjë pikë më shumë, apo të evitonte së paku shpërfytyrimin e këtij viti. Por pyetja që do një përgjigje më komplekse është:

Si do rrisim cilësinë e seleksionimit, çfarë do ndodhë me prurjet nga Kosova dhe a do ndërtojmë një sistem zinxhir ku talentet t’i nxjerrim vetë e të mos presim që ndokujt t’i mbyllet një derë, për të pranuar Shqipërinë.

Nëse njerëzit besojnë dhe mendojnë që largimi i Panuccit do t’i ngjajë një rilindjeje sportive, kemi probleme serioze rreth konceptit se si e mendojmë futbollin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...