I ftuar në emisionin “Kuqezi” në SuperSport, ish mbrojtësi i kombëtares, Ervin Fakaj deklaroi se trajneri ka bërë një gabim në ndryshimin e formacionit nga ndeshja ndaj Islandës.
Reja zgjodhi Veselin në vend të Kumbullës për sfidën ndaj Izraelit që do të luhet mbrëmjen e sotme në orën 20:45 në “Air Albania” dhe për Fakajn ky është një vendim i gabuar.
“Nuk duhej ta ndryshonte Kumbullën me Veselin, për t’i krijuar stabilitet një lojtari të ri dhe me shumë prespektivë. Është lojtar i Romës edhe pse jo titullar, por për mendimin tim duhej ta konfirmonte prap sot.”-tha ai.
