Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Fakaj: Ndërrimet të nxituara dhe pa efekt, nuk formojmë dot skuadër. Izraeli kishte “feeling” në fushë

Ish-futbollisti i kombëtares, Ervin Fakaj në Supersport komentoi disfatën e Shqipërisë ndaj Izraelit në shtëpi me rezultatin 1-2. Fakaj theksoi se zëvendësimet e trajnerit Edy Reja nuk patën efekt ndërsa shtoi se në pjesën e dytë skuadra u shpërfytyrua.

Pjesën e dytë zhdukemi- “Edhe në pjesën e parë në fillim nuk e patëm të mirë, skuadra ishte e zgjatur dhe shumë e hapur në kundërshtim nga Izraeli që ishte më kompakte. Erdhëm duke e rritur lojën por kishim problem.

Ajo që më bën përshtypje në pjesën e dytë është mënyra si skuadra u shpërfytyrua, nuk e kuptova reagimin e trajnerit. Në momentin që pësoi skuadra nuk po luante mirë dhe duhet t’i japësh kohë skuadrës të reagojë para se t’i të reagosh. Ndërrimet ishin të nxituara dhe lojtarët që u futën në fushë nuk bën ndryshim.

Ne kemi cilësi që të përballemi denjësisht kundrejt çdo kundërshtari dhe pse jo të fitojmë. Por të kesh cilësi nuk do të thotë që ke skuadër, ne akoma nuk po formojmë dot skuadër se ndryshojmë pa fund. Kush e bën diferencën? Skuadra, dhe te Izraeli kishte “feeling” u shpreh Fakaj.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...