Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Fakiç flet për Mladën dhe merkaton

Skënderbeu ka një obejktiv të vetëm të mposhtë Mlada Boleslav-in në Elbasan Arena këtë të Enjte dhe të kualifikohet në fazën play-off të Europa League. Në një prononcim për Sport News, drejtori sportiv i korcarëve Haris Fakic theksoi me bindje se Skënderbeu do të avancojë në raundin tjetër, pasi është një skuadër më e mirë se Mlada edhe pse në Ceki, sidomos në pjesën e parë luajti poshtë pritshmërive.

“Forca e Mladës është grupi, pasi skuadra ceke nuk ka potencialin ekonomik të Kairat-it, kundërshtarit të cilin Skënderbeu e eliminoi në turin e dytë të Europa Leagues. Në Elbasan Arena Fakic është i sigurtë se do të zbresë në fushë një tjetër Skënderbe ai i vërteti që do të bëjë të pamundurën për të arritur kualifikimin.”

Nga ndeshja shumë e rëndësishme ndaj Mladës te merkato. Gjatë ditëve të fundit është folur shumë për një kalim të Enea Kolicit te Skënderbeu në këtë merkato, por Fakic konfirmon se gjithcka do të varet nga vendimi që do të marrë portieri aktual i korcarëve Orges Shehi për ti dhënë ose jo fund karrierës.

Fakic nuk  zbuloi asgjë përsa i përket një largimi të mundshëm të Liridon Latifit deri në fund të kësaj merkatoje.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...