Ai ndaj Sampdorias që i dha fitoren Monacos me siguri ishte goli i fundit i Radamel Falcaos me klubin nga Principata. El Tigre ka vendosur të mbyllë përfundimisht aventurën me Monacon dhe të ndërrojë ambient siç e konfirmon edhe vetë ai në një intervistë të dhënë pas ndeshje ndaj Sampdorias. “ Shpresoj që të zgjidhet çështja për klubin, por sidomos për mua. Jam i detyruar të shikoj për opsione të tjera, futbolli dhe jeta kështu janë. Kam edhe një vit kontratë dhe klubi nuk më ka propozuar rinovimin e marrëveshjes, kështu që unë duhet të mendoj për të ardhmen time dhe familjen time. Po shqyrtoj ofertat që kam”, nënvizoi Falcao. Sulmuesi kolumbian kërkohet me ngulm nga Galatasaray dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Superligën turke.
