Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Falcao: Vlerësoj interesin e Milanit, Italia më pëlqen

Në pritje të sanksioneve të UEFA-s, Milano është duke menduar edhe për merkaton për sezonin e ardhshëm, që natyrisht do të jetë e kushtëzuar nga pjesëmarrja në Europa League.

Sulmi është reparti ku trajneri Gattuso ka kërkuar një ndërhyrje emergjente, pasi të 3 lojtarët aktualë, nuk arritën të realizojnë pritshmëritë, duke shënuar të gjithë bashkë më pak se 20 gola.

Me Belottin që kushton shtrenjtë, Fassone është duke studiuar mundësinë e afrimit të të sulmuesit të Monacos, Radamel Falcao, kontrata e të cilit me francezët skadon në vitin 2020. Vetë kolumbiani tha se ndihet i lumtur për interesin e kuqezinjve, ndërsa pranoi se do t’i pëlqente një eksperiencë në Itali dhe Serinë A.

“Interesi i Milanit më bën të lumtur, pasi është një nga skuadrat më të mëdha në botë. E vërteta është se më pëlqen Italia dhe futbolli italian dhe do të doja ta provoja si eksperiencë. Gjithsesi kam edhe dy vite kontratë me Monacon, ndërsa tani jam i përqendruar te Botërori me Kolumbinë”, deklaroi Falcao.

Përtej fjalëve të vetë sulmuesit, që duket sikur miraton një transferim të mundshëm në Milano, problemet për t’u zgjidhur mbeten të shumta, duke filluar nga konfirmimi i pjesëmarrjes në Europa League, deri te paga e Falcaos, që te Monaco fiton 10 milionë euro, shifër që te kuqezinjtë nuk ia garanton kush.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...