Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Faleminderit, faleminderit,” fjalët e Lukakut drejtuar shokut të skuadrës që e shpëtoi nga “kryqëzimi”

Kur Romelu Lukaku humbi penalltinë kundër Feyenoordit, vuri duart në fytyrë për një kohë të gjatë dhe u kthye në mesin e fushës me kokën ulur.

Ai ndiente mbi vete peshën e eliminimit të mundshëm të Romës, por më pas portier Svilar u kujdes që t’i rregullonte gjërat.

Kjo është arsyeja pse Big Rom, pas penalltisë së Zalewskit, që kualifikoi Romën në raundin tjetër, vrapoi drejt Svilarit dhe e përqafoi fort, para se t’i pëshpëriste një frazë në vesh.

Kamerat u fokusohen tek ai shpejt dhe u kuptua qartë se si Lukaku i thoshte: “Faleminderit, faleminderit”.

Lexoni edhe:

Ndër të tjera, Svilar ka lindur në Antwerp, si ai, kështu që marrëdhënia e tyre është shumë më e ngushtë se ajo mes shokëve të thjeshtë të skuadrës: flasin në gjuhën e tyre amtare, shoqërohen me njëri-tjetrin edhe jashtë fushës.

Kjo është arsyeja pse pritja e dyfishtë e Svilarit ndaj Feyenoordit pati një domethënie edhe më të veçantë për Lukakun, i cili nuk kishte luajtur shumë mirë. Sipas dikujt në rrjetet sociale, Lukaku i ka thënë edhe në holandisht “Vëllai im” por pamjet nuk e konfirmojnë këtë 100%. Jo keq: nëse nuk e ka thënë, sigurisht që e ka menduar.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...