Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Faleminderit për besimin e dhënë”, një sulmues ndahet me Laçin

Shpëtim Duro pret një mesfushor përpara mbrojtjes nga merkato, pozicion të cilin te Laçi e ka mbuluar Julian Shehu në vitet e fundit. Bardhezinjtë humbën edhe shërbimet e Klinti Qatos, i cili pësoi një dëmtim të rëndë në miqësoren me Gjilanin.

Skuadra kurbinase eliminoi malazezët e Iskras në raundin e parë të Conference League, ndërkohë që në turin e radhës do të sfidojnë Petrocub, ekipin nënkampion të Moldavisë. Ndërkohë, një futbollist ofensiv i ka dhënë fund aventurës me Laçin.

Iljasa Zulfiu ka zgjedhur të nisë një aventurë të re në karrierë. 24-vjeçari nga Lugina e Preshevës, u bë pjesë e klubit të Superiores në janarit e vitit të kaluar, teksa ishte Shpëtim Duro ai që insistoi në afrimin e tij.

Zulfiu, i cili mund të luajë si sulmues i dytë por edhe në krahët e repartit ofensiv, zhvilloi 40 ndeshje në total me Laçin duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës në Superiore.

Dua t’iu njoftoj që nga sot nuk do jem pjesë e Laçit. Falënderoj kryesinë e klubit, të gjithë stafin e trajnerëve që kam punuar deri tani; si Profesor Mirel Josa, Sero Noka, gjithashtu në veçanti Profesor Shpëtim Duron për besimin e dhënë.

Falënderoj dhe të gjithë bashkëlojtarët për këto dy vite që kaluam së bashku”, shkruan në faqen e tij zyrtare futbollisti shqiptar nga Miratovaci.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...