Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Faleminderit, po largohesh si kampion”, Tirana zyrtarizon shitjen e sulmuesit

Taulant Seferi është transferuar në Ukrainë. Siç raportoi SuperSport, Tirana do të përfitojë 500 mijë euro nga shitja e sulmuesit të kombëtares shqiptare te Vorskla Poltava. 25-vjeçari nga Kumanova do të sigurojë rreth 700 mijë euro të ardhura nga kontrata 3-vjeçare me klubin ukrainas.

Seferi ishte një ndër protagonistët kryesorë të titullit të 26-të të Tiranës, klub që e falënderon për kontributin dhe emocionet e dhuruara për popullin bardheblu në një postim në faqen zyrtare të klubit.

Faleminderit Taulant Seferi. KF Tirana njofton transferimin e lojtarit Taulant Seferi në klubin Ukrainas FC Vorskla Poltava dhe shpreh mirënjohjen për kontributin e lojtarit dhe punën e tij të palodhur.

Faleminderit për emocionet e panumërta sa herë ke tundur rrjetën. Largohesh si kampion nga Tirona kampione. Kjo fanellë do të mbetet gjithmonë shtëpi për ty. Suksese në rrugëtimin tënd të ri. Të lumtur që arritëm të nxirrnim në pah cilësitë e lojtarit të madh që je”, lexohet në postimin e kampionëve të Shqipërisë.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...