Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Falënderimi i veçantë i FSHF-së: Tifozë-lojtarë, binom fitues!

Përfaqësuesja kuqezi mori një fitore të madhe me Islandën në “Elbasan Arena” vetëm pak ditë pas humbjes traumatike me Francës në Paris. Reagimi i kuqezinjve ishte i menjëhershëm, si nga trajneri me zgjedhjet e tij taktike, ashtu edhe nga tifozët në shkallët e stadiumit, që nuk e braktisën Kombëtaren në një moment delikat, përkundrazi u bënë motiv për protagonistët e fushës që të jepnin gjithçka mundin. Federata shqiptare e futbollit dhe lojtarët kuqezi, nëpërmjet një postimi në faqen e FSHF-së në Facebook, falënderojnë në mënyrë të veçantë tifozët për mbështetjen e pakushtëzuar në shkallët e stadiumit.

“Faleminderit nga zemra!

Federata Shqiptare e Futbollit dhe të gjithë lojtarët kuqezi dëshirojnë të falënderojnë tifozët tanë të mrekullueshëm që nuk e braktisin kurrë ekipin Kombëtar, që nuk kanë hezituar kurrë të bëjnë me mijëra kilometra për fanellën e shenjtë kuqezi dhe kanë qenë pranë skuadrës në ditë të mira dhe në ditë të vështira. Ky binom, tifozë-lojtarë, na ka treguar edhe më parë se është binomi fitues.

Së bashku kemi treguar se kur jemi të bashkuar mund të arrijmë rezultate që për shumë dukeshin utopike, duke bërë bërë të pamundurën të mundur. Ëndrra vazhdon, së bashku mund të shkojmë shumë larg!”

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...