Bundesliga 2

Falsifikoi certifikatën e vaksinimit, e pëson trajneri i skuadrës së njohur gjermane

Trajneri i Werder Bremenit, Markus Anfang, ka dhënë dorëheqjen pas akuzave se ka përdorur një certifikatë të falsifikuar vaksinimi kundër koronavirusit. Anfang dhe ndihmësi Florian Junger u larguan nga skuadra e Bundesligës së Dytë gjermane dy ditë pasi prokurorët thanë se po i hetonin akuzat.

47-vjeçari ka mohuar më parë se ka përdorur një certifikatë të falsifikuar. Ai tha se kishte dhënë dorëheqjen për shkak të “stresit ekstrem” të shkaktuar nga situata. Anfang theksoi se ai ishte vaksinuar dy herë në një qendër zyrtare vaksinimi dhe se më pas kishte dixhitalizuar certifikatën e tij të vaksinimit në një farmaci.

“Për shkak të stresit ekstrem që i është shkaktuar klubit, ekipit, familjes sime dhe vetes sime, kam vendosur të largohem menjëherë nga detyra ime si trajner i Werder Bremenit”, – janë fjalët e trajnerit në njoftimin e lëshuar nga klubi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency