Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Familja e Dani Alvesit kërkon ndryshimin e avokatit, reagon ish-bashkëshortja

Familja e Dani Alvesit është e tronditur nga situata që po kalon futbollisti, i cili tashmë ka kaluar natën e dytë në burgun Brians 1 në Barcelonë. Ney Alves, vëllai i lojtarit, ka folur për programin “Fiesta” dhe është shprehur se duan të ndryshojnë avokatët.

“Jemi të pafuqishëm përballë kësaj situate. Mendoj se avokati nuk po e bën mire punën e tij”, tha ai nga Brazili, duke iu referuar Miraida Puente Wislon. Dëshira e familjes është që avokati Andrés Marhuenda Martínez, ekspert kriminal, ta vizitojë në burg për të hartuar një strategji të përshtatshme mbrojtjeje.

Deri më tani braziliani ka dhënë tri versione për atë që ka ndodhur. Fillimisht ai deklaroi se nuk e njihte viktimën, më pas zgjodhi të thoshte se ishin takuar, siç treguan kamerat lokale dhe në fund deklaroi se kishte pasur marrëdhënie intime, por me konsensus.

Ish-bashkëshortja dhe përfaqësuesja e tij beson në pafajësinë e brazilianit. Para se të martohej me Joana Sanz, lojtari brazilian ishte i martuar me Dinora Santana, me të cilën kishte dy fëmijë, e cila është edhe menaxherja e tij.

“Dani kurrë, kurrë, kurrë nuk do ta bënte këtë. Asnjëherë”, – tha Santana prerazi. – “Po ju them se e njoh prej njëzet e dy vitesh dhe kam dhjetë vjet që jam e martuar me të”, shtoi ajo.

Ajo gjithashtu tha se familja e saj ishte e shkatërruar. “Ka qenë një tronditje për mua dhe për fëmijët e mi, të cilët po e kalojnë shumë keq”.

Dinora Santana, e cila është edhe administratorja e pasurisë së futbollistit, shpjegoi se lojtari kërkoi që ta telefonin: “Ai i tha avokatit të tij të më telefononte për të zgjidhur gjërat më urgjente, por unë nuk kam pasur akses tek ai. Nuk mund ta takoja. Avokatja thotë se është e penalizuar me ligj dhe se nuk mund të thotë asgjë. Ai mund të më thotë vetëm se është mirë”, ka shpjeguar ajo duke iu referuar konfidencialitetit që duhet të ketë avokati për procesin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...