Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Familja e madhe “City Football Group” shtohet me një tjetër klub

Familjes së madhe të City Football Group i bashkohet edhe klubi i Bolivarit. Bëhet fjalë për klubin absolutisht më të famshëm të futbollit bolivian Bolivar, me bazë në La Paz, kryeqyteti ekzekutiv dhe legjislativ i vendit, pasi funksionet e tjera i përkasin Sucre-s, që është edhe kryeqyteti kushtetues i vendit. Kompania mëmë City Football Group zyrtarizoi lajmin e shpalljes së ekipit më të suksesshëm në historinë e futbollit bolivian si klubi i parë në rangun e partnerit.

Përveç Manchester City-t në kompaninë City Football Group bëjnë pjesë edhe shumë klube të tjera, kështu për shembull në muajin shtator klubi francez Troyes u bë ekipi i dhjetë që u ble nga ky grup i fuqishëm. Nga sa mësohet si dhe faktet e publikuara, Kompania City Football Group nuk ka aksione te klubi i Bolivarit. Palët kanë arritur një marrëveshje për të shkëmbyer të dhënat si dhe në këshillimin e klubit të Bolivarit, si në aspektin e strategjisë ashtu edhe në sektorin e teknologjisë.

CFG përveç Manchester City-t përfshin gjithashtu edhe klube si New York City në Major League Soccer, Girona në Segunda Division, Mumbai City në Indi, Melbourne City në Australi, Yokohama Marinos në Japoni, Montevideo City Torque në Uruguaj, Lommel në Belgjikë, Troyes në Ligue 2 në Francë si dhe klubin e Ligës së Parë Kineze Sichuan Jiuniu.

Sipas drejtorit ekzekutiv të “sky blues” spanjollit Ferran Soriano një marrëveshje e tillë afatgjatë është e para e këtij lloji dhe gjetja e gjuhës së përbashkët ndërmjet palëve do t’i përcjellë drejtuesve apo punonjësve të tjerë të klubit të Bolivarit gjithë njohuritë dhe eksperiencën e nevojshme për të bërë përpara.

53-vjeçari nga Barcelona shtoi se përveç përmbushjes së detyrimeve ndaj klubit të famshëm bolivian edhe vetë drejtuesit apo specialistët e Kompanisë City Football Group janë të interesuar për të mësuar apo për të marrë të dhëna të vlefshme nga Amerika e Jugut, e në këtë rast pikërisht nga klubi i Bolivarit. Qyteti i La Paz-it pozicionohet në plot 3.640 metra lartësi mbi nivelin e detit dhe krerët e “citizens” duket se janë të interesuar për të mësuar më shumë në aspektin e përgatitjes fizike, në kushte apo rrethana të tilla tepër të vështira.

City Football Group ka marrë përsipër ndërtimin e ambienteve të veçanta në këtë klub, sipas fjalës së fundit të teknologjisë, për të mundësuar dhënien e metodologjisë së duhur të punës, që ekziston në nivelet e larta të këtij sporti, si dhe ndihmën apo këshillimin, për zbulimin, stërvitjen, gjetjen e strategjive të reja, apo qoftë edhe drejtimin dhe zhvillimin e talenteve të reja, pa harruar gjithashtu edhe ngritjen e një akademie për moshat.

Klubi i Bolivarit i luan ndeshjet në Stadiumin Hernando Siles, me kapacitet 42.000 spektatorë dhe rekordmenët e futbollit bolivian krenohen me 29 tituj kampionë, plot 14 më shumë se sa numërojnë dy klubet e tjerë The Strongest dhe Jorge Wilstermann.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...