Raphaël Varane kaloi 10 sezone fantastike me Realin e Madridit. Mbrojtësi francez fitoi gjithçka në “Santiago Bernabeu”, ndërkohë që në verën e vitit 2021 u transferua te Manchester United.
Në një prononcim për BTSport, 30-vjeçari iu rikthye eksperiencës së paharrueshme me Realin. “Është përgjegjësi e madhe të firmosësh me Realin e Madridit.
Lexo edhe:
- Ekskluzive/ Shqipëria dorëzon aplikimin, synohen finalet e Kampionatit Evropian për 19-vjeçarët
- Arritjet dhe projektet e së ardhmes, fjala e plotë e presidentit Duka në Asamble
- “Kampionati të nisë më 1 prill”, presidenti kampion hedh idenë e çmendur
- I pathyeshëm në stolin e kampionëve, ecuria fantastike e Duros te Struga
Fanella e tyre është e veçantë, por nuk e mohoj se është e vështirë ta mbash mbi supe. Ajo fanellë arrin t’u fusë frikën kundërshtarëve. Një gjë e tillë dallohet në sytë e lojtarëve që ke përballë.
Më ka pëlqyer shumë aktivizimi me ‘Los Blancos’, e kam shijuar në maksimum. Kam fituar shumë tituj dhe trofe në Madrid”, deklaroi Varane, i cili fitoi 21 trofe me Realin.
