Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Fanellat e Dybalës bëjnë “kërdinë” në Romë, argjentinasi thyen rekordin e CR7

Paulo Dybala është shndërruar në idhullin e ri të tifozëve të Romës edhe pse ende nuk ka luajtur qoftë edhe një minutë për kryeqytetasit. Megjithatë, pritshmëritë e tifozerisë romane janë të larta për argjentinasin ndërsa fanellat e 28-vjeçarit po bëjnë kërdinë në Romë.

Së fundmi, raportohet se Dybala ka thyer edhe rekordin e Cristiano Ronaldos për fanellat e shitura në një ditë të vetme. Kujtojmë se luzitani u transferua te Juventus në vitin 2018, e menjëherë nisi mania për CR7. Gjithsesi, në Romë, kanë menduar t’ia “rrëmbejnë” këtë rekord sulmuesit portugez dhe t’ia dorëzojnë Dybalës.

Ndërkaq, dashuria mes tifozëve romanë dhe Dybalës është shtuar edhe më shumë në momentin kur argjentinasi refuzoi të trashëgonte fanellën me numër 10 të Tottit duke theksuar se më parë duhej të tregojë nëse e meriton atë. Sezoni para është i gjatë dhe La Joya ka nënëshkruar një kontratë trevjeçare me Romën, e nëse ia del së bashku me Mourinhon t’i dhurojnë tifozëve kënaqësinë e titullit, atëherë edhe numri 10 nuk do të ishte i pamundur.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...