Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria e Parë

Fanellë me dedikim, Tomori nderon figurën e Spartak Elmazit në ndeshjen kundër Pogradecit

Tre ditë më parë për botën e futbollit erdhi një lajm i trishtë, duke qenë se ish-futbollisti Spartak Elmazi u nda nga jeta në moshën 34-vjeçare. Ky i fundit kishte lindur në Korçë dhe prej disa kohësh vuante një sëmundje të rëndë e që për fat te keq nuk ia doli ta mposhtte.

Në Shqipëri, Elmazi ishte aktivizuar me disa skuadra në Kategorinë e Parë si Kastrioti, Kamza, Tomori, Pogradeci dhe së fundmi Dinamo.

Ndërkaq, ditën e sotme në ndeshjen mes Pogradecit dhe Tomorit, beratasit kishin vendosur ta nderonin figurën e Elmazit teksa zbritën në fushë me një fanellë ku ishte stampuar portreti ish-futbollistit. Nga ana tjetër, Pogradeci nuk kishte përgatitur diçka speciale edhe pse Elmazi i ka përfaqësuar edhe liqenorët. Sakaq, sa i takon sfidës, Tomori fitoi me rezultatin 0-3.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...