Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Fangaj: Europa traditë për Laçin, Uzuni shembull për t’u ndjekur

Sezoni i tretë te Laçi po rezulton i bekuar për Abdurraman Fangajn. Mbrojtësi i djathtë ka zhvilluar një pjesë të parë të këtij edicioni thuajse në përsosmëri, duke u evidentuar si një ndër futbollistët më të mirë në rolin e tij. Çfarë ka ndryshuar tek 21-vjeçari që ka ndikuar në rritjen e ndjeshme të performancës personale?

Duhet ta vazhdoj punën që kam bërë deri tani. Duhet ta rris performancën time. Besoj se ekipi ka shkuar mjaft mirë dhe shpresoj t’i arrijmë objektivat në fund të sezonit.

Laçi ka krijuar një fizionomi të qartë në vitet e fundit dhe kjo fizionomi e ka dërguar larg si në kampionat ashtu edhe në Kupën e Shqipërisë. Sipas mbrojtësit shkodran e njëjta rrugë duhet të ndiqet edhe në pjesën e mbetur të sezonit.

Laçi ka krijuar një traditë, të shkojë në Europë nëpërmjet Kupës ose kampionatit.

Myrto Uzuni nga Laçi kaloi në kampionatin kroat duke fituar edhe kombëtaren, të njëjtën linjë kërkon të ndjekë në të ardhmen dhe Adburraman Fangaj.

Pse jo, ëndrra e çdo futbollisti është të arrijë kombëtaren dhe të luajë në një skuadër më të fortë jashtë Shqipërisë.

 

Lajme të tjera

La Liga

Real Madrid është futur në garë për shërbimet e Bernardo Silvës. Manchester City ka përcaktuar një klauzolë prej 50 milionë paundësh mbi portugezin, megjithëse...

Featured

Simone Inzaghi, trajneri i Inter-it që sapo fitoi titullin kampion të Italisë deklaroi për mediet pas triumfit 1-2 në derbin ndaj Milan-it se pasioni...

Kategoria Superiore

Asnjë person i interesuar nuk u shfaq në ankandin e parë për shitjen e 66% të aksioneve të klubit të Tiranës, që zotërohen nga...

Bundesliga

Bayern Munich duket se nuk është më “parajsa” e ëndërruar për trajnerët. Tashmë, klubin gjerman po e refuzojnë radhazi disa emra dhe pas Xabi...