Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Fansat e Bayern ofendojnë djalin e Salihamidzic: Po terrorizoni familjen time!

Mesazhet urryese apo kërcënuese në rrjetet sociale po bëhen gjithnjë e më shumë problem në botën e futbollit, teksa tifozët gjejnë aty mënyrën më të shpejtë për të shfryrë të gjithë inatin ndaj personazheve të caktuar.

I fundit që e ka pësuar është djali i Hasan Salihamidzic, Nick. Salihamidzic mban rolin e drejtorit sportiv te bavarezët teksa dështimi në Ligën e Kampionëve përballë Villareal i është faturuar edhe atij. Në këtë formë, mesazhe të shëmtuara kanë mbërritur në llogarinë e Nick në rrjetet sociale ndërsa 19-vjeçari nuk ka ngurruar t’i bëjë ato publike.

“Shkofsh në djall ti dhe babai yt, ai nuk ka tru fare. Thuaji babait të shkarkojë menjëherë trajnerin Nagelsmann, përndryshe kemi punë me nënën tënde”, ishin disa nga mesazhet që Nick publikoi.

Ndërkaq, Nick shtoi se njerëzit kanë memorie të shkurtër duke theksuar se kur skuadra bavareze ka sukses asnjëherë nuk vihet në pah puna e babait të tij, ndërsa në çaste kritike është pikërisht Salihamidzic që kritikohet i pari. “Me këto komente jeni duke terrorizuar familjen time, ju lumtë të gjithëve”, thekson Nick në rrjetet sociale.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...