Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Fantastik në goditjet e dënimit, “gjeniu” japonez tërhiqet në moshën 44-vjeçare

Shunsuke Nakamura ka vendosur të tërhiqet nga futbolli aktiv në moshën 44-vjeçare. Mesfushori ofensiv është një ndër lojtarët më të talentuar që ka nxjerrë futbolli japonez bashkë me Hidetoshi Nakata.

Ai bëri debutimin e tij si futbollist profesionist në vitin 1997 me Yokohama Marinos, ndërkohë që në vitin 2002 u transferua në Serie A te Reggina. Në Kalabri zhvilloi tri sezone fantastike për t’u transferuar më pas te Celtic në Skoci, aty ku u kthye në legjendën e klubit të famshëm nga Gllasgou.

Me fanellën e Celticut fitoi tre tituj kampionë, një Kupë dhe dy Superkupa Skocie. Nakamura provoi edhe një aventurë të shkurtër në Spanjë tek Espanyoli përpara se të rikthehej në shtëpi. Aktualisht luan në divizionin e dytë të futbollit japonez me Yokohama FC.

Ekipi siguroi të dielën ngjitjen në elitë dhe Nakamura deklaroi tërheqjen e tij në fund të sezonit. “Gjeniu” siç thirrej nga shokët dhe tifozët, mbahet mend për goditjet fantastike të dënimit, një specialitet i tij, teksa i paharrueshëm mbetet goli që realizoi ndaj Manchester United në Champions League (2006).

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...