Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Fantazisti gjerman vendos rekord në Portugali, fiton më shumë se dyfishi i Pepes

Julain Draxler doli jashtë planeve të trajnerit Galtier te PSG-ja dhe në fund u huazua te Benfica në kampionatin portugez, ku do të luajë deri në fund të sezonit aktual.

Fantazisti gjerman ka vendosur një rekord me kalimin në Portugali, pasi është bërë futbollisti më i paguar i kampionatit të futbollit atje, madje me më shumë se dyfishin e të dytit që e ndjek në renditje.

Kështu deri para kalimit të Draxler te Benfica, më i paguari ishte mbrojtësi Pepe, që përfiton tre milionë euro në sezon nga Porto, ndërsa tani është 28-vjeçari gjerman në krye të listës, me plot 7 milionë euro në sezon.

Megjithatë vlen të theksohet se Benfica paguan vetëm 20% të kësaj page, ose 1.4 milionë euro, pasi pjesën tjetër do të vijojë ta paguajë klubi i PSG-së, sipas kontratës që ka me futbollistin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...