Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Fantazisti nga Bregu i Fildishtë pranë rikthimit në Serinë A

Fantazisti nga Bregu i Fildishtë pranë rikthimit në Serinë A
Fantazisti nga Bregu i Fildishtë pranë rikthimit në Serinë A

Në pritje të zgjidhjes së çështjes Samardzic, Napoli lëviz në një tjetër pistë, pasi është pranë firmës me mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, Hamed Traore. Futbollistit 23-vjeçar është në pronësi të Bournemouthit në Premier League dhe sapo është shëruar nga malaria, teksa është në pritje për të mësuar të ardhmen.

Në Premier League, Traore nuk ka arritur të përmbushë pritshmëritë, duke luajtur pak, edhe për shkak të malaries. Ndërkohë Napoli është ofruar ta marrë në huazim për ta rikthyer në Serinë A, aty ku edhe spikati me fanellën e Sassuolos.

Lexo edhe:

Bournemouth pagoi 30 milionë euro për ta marrë nga emilianët një vit e gjysmë më parë, ndërsa De Laurentiis ka ofruar të marrë Traore në huazim deri në fund të sezonit, me të drejtë blerjeje për një shifër prej rreth 20 milionë eurosh.

Fantazisti ndiqet edhe nga klube të tjera italiane, përfshi edhe Romën, megjithatë Napoli është skuadra që ka avancuar më shumë në negociatat me agjentët e futbollistit, por edhe klubin anglez.

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...