Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Faraoni gati të marrë fronin”, Liverpooli bën gati kontratën e re për Salah

Pasi fitoi Ligën e Kampionëve këtë sezon, Liverpooli nuk ka ndërmend të bëjë ndërhyrje të mëdha në merkato, sepse drejtuesit e klubit kanë prioritet të “blindojnë” yjet e skuadrës me kontrata të reja.

I pari në listë është Muhamed Salah, i cili po përgatitet të nisë sezonin e tretë me “The reds”, teksa ka refuzuar disa oferta për t’u larguar.

Drejtuesit e Liverpoolit po programojnë ta bëjnë “Faraonin”, futbollistin më të paguar të Premier Leagues, me një rrogë prej rreth 25 milionë eurosh në sezon, në këmbim të zgjatjes së kontratës për 5 sezonet e ardhshme.

Aktualisht Salah është ende me pushime dhe pritet të vihet në dispozicion të Jurgen Klopp në fund të muajit, kokë kur do të kalojë edhe nga zyrat e klubit, për të folur për kontratën e re.

Marrëveshja aktuale mes Salah dhe Liverpool është e vlefshme deri në verën e vitit 2023, por “the reds” kanë plan ta zgjasin edhe për një vit tjetër, duke përfshirë edhe një klauzolë të lartë për prishjen e kontratës.

Salah u transferua te Liverpooli në verën e 2017-ës dhe në 74 ndeshje në Premier League, ka arritur të shënojë 54 gola, teksa për të kanë shfaqur interes të vazhdueshëm Barcelona dhe Reali i Madridit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...