Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Fassone: S’ka presion ndaj Montella-s, na mungojnë 5-6 pikë

Marco Fassone, admistratori i deleguar i Milanit, sqaron situatën te “Kuqezinjtë”, duke i dhënë besim të plotë trajnerit Montella, por pa anashkaluar faktin se skuadra nuk është aty ku duhet në klasifikimin e përgjithshëm të Serisë A.

“Askush nga ne nuk priste që s’do të kishim probleme me një skuadër thuasje të rinovuar plotësisht. Gjithsesi, duhet të kishim 5-6 më shumë në renditje. Nuk mund të lejojmë më shumë gabime. A rrezikon Montella? Trajneri ka besimin tonë të plotë dhe ne nuk mund të arsyetojmë mbi hipoteza. Duhet të punojmë të gjithë në të njëjtin drejtim për të gjetur një rrugëzgjidhje. Mungon thjeshtë një shkëndijë, ai gol që do të bënte ndryshimin e situatës.”

Më pas një reagim rreth deklaratave të Mirabellit, që vendosën nën presion trajnerin.

“Nuk është cështje presioni, Milani është ndërtuar për të marrë rezultate. Ato nuk po vijnë dhe ne kemi për detyrë të jemi transparentë me tifozët. Nuk ka përplasje mes tyre, jemi të gjithë nga e njëjta anë.”

Për objektivin Champions, që është konsideruar detyrim për Milanin, Fassone u shpreh:

“Kujdes me fjalën detyrim. Championsi është thelbësor në projektin tonë. Gjithsesi, nëse nuk e arrijmë, nuk do të thotë bllokim planesh.”

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...