Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Fassone vlerëson Gattuson, por… : Në janar nuk ka merkato

Drejtori i Përgjithshëm i Milanit, Marco Fassone ka folur gjerë e gjatë për situatën e krijuar te klubi kuqezi, ndërsa ka premtuar se kjo situatë do të ndryshojë shumë shpejt. Fassone ka shprehur keqardhje për shkarkimin e Montellës, por ka thënë se me Gattuson po hapet një cikël i ri për kuqezinjtë.

Montella: Dëgjoj të thuhet se shkarkimi i tij ishte si një rrufe në qiell të hapur, por kohët e fundit, qielli nuk ka qenë aq i pastër. Vincenzo është një profesionist i zoti, por nuk arriti t’i japë identitet skuadrës dhe mbi të gjitha, i munguan rezultatet. Të dielën në mbrëmje përjetova një natë shumë të gjatë, në pritje të konsultimit të vendimit me zotin Han Lee, por në fund menduam se kjo ishte zgjedhja më e mirë.

Mirabelli: Kam besim të plotë te ai dhe të gjithë kemi të kënaqur me punën që ai bën në skuadër. Ka disa përgjegjësi teknike, mes tyre edhe përzgjedhjen e trajnerit dhe ne jemi të bindur që po bën mirë.

Gattuso: Nuk është një zgjedhje e përkohshme, sepse besojmë shumë te aftësitë e tij dhe duam të rihapim një cikël të ri me të në krye. Për Gattuson flet historia dhe zgjedhja e tij ka qenë e menduar gjatë nga ana jonë. Jemi të bindur që do bëjë mirë dhe do qëndrojë gjatë te Milani.

Merkato: Nuk do të hyjmë në merkaton e janarit, sepse nuk mendojmë se kemi nevojë për përforcime të tjera. Ne e kemi të qartë se çfarë nuk ka funksionuar në ekip dhe jemi të bindur se shumë shpejt çdo gjë do të jetë në rregull. Kemi shumë kualitet në skuadër dhe presim shpërthimin e tyre, ndaj nuk po mendojmë aspak për merkaton e janarit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...