Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Fatale disfata kundër skuadrës së Zhegrovës, në Francë shkarkojnë trajnerin italian

Pas diçka më shumë se dy muajsh, aventurës së Fabio Grossos në Francë te Lyon i vjen fundi. Rezultatet e dobta dhe disfata e fundit kundër skuadrës së Zhegrovës, Lille, rezultuan fatale për fatet e italianit që nuk mundi ta nxjerrë Lyon nga kriza duke e lënë aktualisht skuadrën në vendin e fundit të Ligue 1 me vetëm shtatë pikë pas 12 ndeshjesh.

Në tetë takime që ishte në krye të Lyon, Grosso mundi të regjistronte vetëm një fitore si dhe tre barazime e katër disfata. Një tjetër aspekt që penalizoi teknikun 46-vjeçar ishte edhe pamundësia për të menaxhuar grupin e veteranëve të përbërë nga kapiteni Lacazette, Lovren, Tagliafico e Tolisso.

Lexo edhe:

Në këtë formë, amerikani që ka në pronësi klubin, John Textor nuk kishte rrugë tjetër përveç se të kalonte në vendimin e ekstrem dhe për ta shkarkuar Kampionin e Botës në vitin 2006. Në pritje të trajnerit të ri, Lyon do të kalojë në drejtimin e përkohëshëm të Pierre Sage që është drejtori i qendrës stërvitore.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Lajme

Joachim Löw, kampion botë në krye të Gjermanisë në Brazil 2014, është pa punë që nga viti 2021, kur u largua nga përfaqësuesja gjermane....

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...