Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Fate të kryqëzuara/ Suarez akord me Atleticon, Juve në sulm për Moratën

Për Luis Suarez nuk mjafton koha, ndërsa me Dzekon është komplikuar gjithçka, pasi Roma nuk ka ndërmend ta shesë pa siguruar më parë një tjetër qendërsulmues, ndaj te Juventusi janë rikthyer fuqishëm në garë për shërbimet e Alvaro Moratës.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat pranë klubit torinez, sipas të cilave Paratici ka intensifikuar kontaktet me Atleticon e Madridit dhe palët janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes për rikthimi ne sulmuesit spanjoll te Juventusi.

“Los Colchoneros” janë gati të pranojnë çdo ofertë që kalon shifrën e 50 milionë eurove, ndërsa drejtuesit e Juves duket se kanë ofruar huazim për shifrën e 10 milionë eurove dhe të drejtë blerjeje për 45 milionë euro verën e ardhshme.

Gjasat janë që gjithçka të mbyllet me sukses, pasi Atletico ka arritur marrëveshjen për të sjellë në Madrid sulmuesin Luis Suarez dhe po kërkon të lirojë një vend në repartin e avancuar, ndaj njëri mes Moratës dhe Diego Costës duhet të largohet këtë sezon merkatoje.

E duke qenë se për brazilianin e natyralizuar në spanjoll nuk ka oferta momentalisht, pritet të sakrifikohet Morata, që nga ana tjetër do të mirëpriste një rikthim në Torino, ku ka luajtur edhe më herët.

Sulmuesi spanjoll ka veshur fanellën bardhezi në sezonet 2014-2016 dhe ka luajtur 93 ndeshje, gjatë të cilave ka shënuar 27 gola, ndërsa tani pritet të formojë treshen ofensive me Ronaldon e Dybalën.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...