Premier League

Fati i keq përndjek futbollistin e Chelsea, kalon dëmtimin, por infektohet me COVID

Mateo Kovacic nuk ka mundur në këtë sezon të jetë një nga lojtarët titullarë të Thomas Tuchel, e kjo jo për arsye zgjedhje teknike të trajnerët gjerman por më tepër prej dëmtimit. Kroati ka vuajtur një tërheqje duke humbur plot tetë ndeshje të bluve.

Mirëpo, kur u duk se telashet përfunduan me futbollistin që u rikthye në stërvitje ditën e djeshme, nga klubi londinez bëjnë të ditur se Kovacic ka rezultuar i infektuar me COVID. 27-vjeçari tashmë është vendosur menjëherë në izolim për të mos rrezikuar edhe pjesën tjetër të skuadrës, ndërsa për të paktën një javë nuk do të mund të rikthehet në stërvitje.

Sakaq, për ndeshjen e nesërme në Champions League ndaj Zenit, trajneri Tuchel do t’i duhet të formojë një formacion edhe pa Jorginho apo Kante.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency