Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Fati i njëjtë i Gavazajve, dy vëllezërit kuqezi drejt Belgjikës

Mbiemri Gavazaj. Janë vëllezërit Enis dhe Zenel, të lindur në Prizren. Pozicioni: mesfushorë krahu. Enisi i majtë, që mund të luajë edhe nga e djathta; Zeneli në krahun e djathtë, por që luan edhe majtas. Të dy janë pjesë e Kombëtares. 23-vjeçari i Skënderbeut është pjesë e projektit të trajnerit Panuçi te Shqipëria, ndërsa Zeneli, 18-vjeçar, është pjesë e përfaqësueses së drejtuar nga Erjon Bogdani.

Shumë të përbashkëta, ashtu si mund të jetë edhe ecuria në karrierë. Enis Gavazaj shkëlqeu për dy sezone te Skënderbeu dhe tashmë është drejt rikthimit në elitën e futbollit belg, me transferimin që duket vetëm çështje orësh. Në anën tjetër, Belgjika duket edhe në të ardhmen e Zenel Gavazajt, pas sezonit të mirë të zhvilluar te Liria e Prizrenit, por edhe paraqitjeve në nivel ndërkombëtar me Kombëtaren e 19-vjeçarëve.

Për talentin e ri interes ka shfaqur edhe Kukësi, me drejtorin sportiv Nexhipi që e ka vlerësuar seriozisht hipotezën e afrimit në skuadër. Ndoshta Kategoria Superiore mund të ishte trampolina më e mirë për më të voglin e Gavazajve, që edhe në këtë rast do të kishte shansin të ndiqte gjurmët e vëllait më të madh.

Tashmë mbetet për të parë çfarë do të ndodhë gjatë verës dhe ndoshta me një duel brenda familjes për të vlerësuar se cili nga dy Gavazajt është më i mirë. Të gjitha këto i takojnë së ardhmes, ndërsa për të tashmen mund të thuhet se me Enisin dhe Zenelin, Shqipëria ka dy lojtarë tepër cilësorë, që do synojnë të jenë protagonistë edhe me ngjyrat kuqezi.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...