Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Fatmir Vata: Shqipëria ime më e fortë, gabova me Brigelin, po të kishim De Biasin trajner…

Fatmir Vata ishte i ftuari i parë në “FanZone” në SuperSport, ku riktheu kujtimet e Shqipërisë së rreth para 20 viteve më parë, por jo vetëm. Fillimisht Vata foli për rikthimin e futbollit në Gjermani. Vendi i parë në Europë ka një vendim zyrtar rinisjen e kampionatit.

“Rregullat nuk kanë qenë aq të forta sa në Shqipëri, kemi patur mundësi të dalim dhe të stërvitemi individualisht. Gjermania është pararojë në Europë dhe është vendi i parë që rikthen futbollin. Më datë 16 do të rinisë Bundesliga. Ka patur edhe kritika, si ato të kryetarit të Bashkisë së Bremenit, që ka deklaruar pse po i japim një plus futbollit. Futbolli në Gjermani është shumë më tepër se ekonomi. Në ligën gjermane të futbollit ka të punësuar me kohë të plotë dhe kohë të reduktuar 165 mijë vetë. Vetëm Liga Profesioniste ka mbi 50 mijë të punësuar. Pra, rinisja e futbollit është ndihmë e rëndësishme për ekonominë. Rasti i Kalou ndikoi negativisht, pasi pati reagime nga shumë njerëz

Fotoja epike me Oliver Kahn: Shumë shqiptarë janë ndier krenarë për këtë foto. Ka qenë në vitin 2005 fotoja më e mirë sportive. Ishte e goditur. Fotografi që e ka realizuar nuk jeton më. Skela bëri një goditje në portë, unë shkova mora topin e çova te vija e pesëmetërshit, ndërsa dëgjova të gjithë stadiumin që po bërtiste. Kur ktheva kokën, pashë Oliver Kahn. Ma kanë dërguar më vonë foton dhe tani e kuptoj që ka më shumë vlerë.

vata

Shqipëria e kohës së Vatës: Po ta marrim si emra, ekipi i asaj kohe ka qenë më i mirë. Me De Biasin edhe ekipi ynë do të bënte po kaq mirë. Kam patur rastin të flisja edhe me De Biasin dhe më ka bërë përshtypje. Për mendimin tim, Shqipëria e atyre viteve ishte më e mirë, por janë shumë komponentë të tjerë të rëndësishëm që ndikojnë, siç është trajneri. Ndeshjen e parë me Shqipërinë e kam luajtur në vitin 1996 me trajner Neptun Bajkon, miqësore me Greqinë.

Përplasja me Brigelin: Kam luajtur 17 ndeshje me Kombëtaren, një far faji e kam edhe vetë për përplasjen me Brigelin. Ishte e kotë, më shumë dola unë i humbur. Në shqiptarët jemi ballkanas, gjaknxehtë. Do të kisha shumë dëshirë që lojtarët e Kombëtares së sotme të jepnin maksimumin në fushë, kur të vishet fanella e Kombëtares të jepet maksimumi i maksimumit.

Karriera në Bundesligë: Kroatët më thoshin: “ti kape trenin e fundit”. Të vish në Gjermani dhe të bësh karrierë në moshë 29-vjeçare dhe luash deri 39 vjeç nuk është e lehtë. Ishte e vështirë por ia dola.

Karriera si trajner: I kam marrë të gjitha licencat për trajner në Shqipëri, që më 2015 kam licencën për nivelin maksimal. Tani merrem si trajner i shkollës së futbollit te Hanoveri.

Miqësia me Klosen: Jemi miq, kam pasur marrëdhënie shumë të mirë me të. Shqipëria i solli fat Kloses, sepse shënoi gol në debutim dhe u bë golashënuesi më i mirë. Me Zhegën trajner, ndaj Gjermanisë, mora një goditje në stomak dhe mbeta pa frymë dhe në pësuam golin e 1-1. Ishim të pafat në atë ndeshje, pasi luajtëm shumë mirë, dhe na e bënë golin në 88’. Gjynah që ne humbëm me Gjermaninë në atë ndeshje.

Këshilla për Rashicën: I thashë Lalës, që Rashica do bënte mirë në Gjermani, pasi i ka aftësitë që duhen për këtë kampionat. Shpresoj që të luajë në Angli, pasi mendoj se është destinacioni më i mirë.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...