Boks

Faton Vukshinaj, “vullkani” shqiptar që po shkëlqen në ring  

Boksieri i pamposhtur shqiptar, i kategorisë së mesme, Faton “EL VULCANO” Vukshinaj ka arritur të marrë një fitore shumë mbresëlënëse kundër kampionit aktual të Çekisë në kategorinë e mesme 72.5 kg.

Vukshinaj e rrëzoj kundërshtarin që në fillim të duelit, në raundin 1, me një goditje të fuqishme në trup, por kundërshtari Bauza u ngrit dhe arriti t’u shpëtonte goditjeve të tjera, duke u larguar sa më shumë nga Vukshinaj.

Në raundet në vazhdim Bauza ishte më i kujdesshëm për goditjet në trup, por pranonte pastaj aq më shumë goditje në kokë dhe shpeshherë edhe goditje të pastra e të fuqishme dhe si për mrekulli ai vazhdonte të qendronte në këmbë, por të pranishmit në sallën e “GRAND CASINO BASEL” ishin shumë të lumtur që po shihnin një duel aq të bukur nga boksieri vëendas Faton Vukshinaj, i cili është i lindur në Basel të Zvicrës.

Bauza u mbijetoi të 8 raundeve, gjithsesi Vukshinaj u shpall fitues bindshëm në këtë duel dhe e përmbylli me shumë sukses edhe vitin 2018, vitin e dytë të karrierës së tij si boksier profesionist.

10 duele në vetëm 22 muaj në boksin profesionist, 9 herë arriti të fitonte pastërt Vukshinaj, kurse një duel i tij ka mbaruar me barazim teknik për shkak të një aksidenti me kokë nga ana e kundërshtarit të tij. EL VULCANO mbetet i pamposhtur dhe i gatshëm për duele titullare në vitin 2019, siç deklaron menaxheri i tij, Luan Dreshaj!

“Fatoni tani e ka kaluar fazën themelore të një karriere të mirëfilltë profesioniste, në vitin 2019 mund të boksojë pa problem 10 apo 12 raunde, pra duele për tituj ndërkombëtarë. Jam në bisedime me disa promotorë që tani dhe pas një pushimi disajavor, që i duhet Fatonit, mund të vëndosim për hapat e radhës”.

 

 

 

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top