Connect with us

Hi, what are you looking for?

Atletikë

Favoritët ngatërrojnë rrugën, maratonën e Venecias e fiton një italian

Edicioni i 33-të i maratonës së Venecias, e cila u zhvillua ditën e dielë regjistroi si fitues për herë të parë në 22 vite një italian. Eyob Faniel fitoi maratonën pas një incidenti të pazakontë në të cilin 6 liderët pretendentë që u panë të ngatërronin trajektoren e përcaktuar. Favoritët Abdulahl Dawud, Gilbert Kipleting Chumba, Kipkemei Mutai dhe David Kiprono Metto ishin në krye të grupit kryesues deri në kilomtetrin e 25 më parë se motoçikletat që i shoqeronin t’i orentonin se ishin duke përshkuar rrugën e gabuar. U deshën disa qindra metra më parë se garuesit të ndërgjegjësoheshin dhe të riktheheshin në rrugën e përcaktuar por ngatërresa bëri që të humbisnin rreth 2 minuta. Faniel, i cili garon për klubin e maratonës së Venecias ishte rreth një minutë pas kryesuesve të garës deri në një moment të caktuar më pas set a gjente veten i pari në vijën e finishit. 25-vjecari Faniel u kthye kështu në italianin e parë në 22 vite që fitoi maratonën e Venecias. Gara e tij u mbyll me kohën 2 orë 12 minuta e 16 sekonda.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...