Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Favorizimet ndaj Neymar, që rrezikojnë harmoninë në klub

Paris Saint Germain bleu Neymarin këtë verë nga Barcelona, në një transferim rekord në gjithë historinë e futbollit, por sulmuesi brazilian rrezikon të kthehet në një telash për klubin.

Krahas vlerës së lartë të kartonit dhe pagës së ‘çmendur’ mujore, braziliani ka marrë edhe një sërë favoresh në klub, që nuk i gëzon asnjë futbollist tjetër.

Kështu, të gjithë futbollistët e Pariosit udhëtojnë me valixhe uniform, të vendosura nga vetë klubi, ndërsa Neymar udhëton me valixhen ku reklamohet sponsori personal.

Një privilegj tjetër që e ka Neymar dhe asnjë tjetër, është që të ketë në dispozicion dy fizioterapistë personal, që merren vetëm me të. Në fakt, fizioterapist personal kishte edhe Ibrahimoviç, por që ndihmonte edhe futbollistët e tjerë në rast nevoje.

Po ashtu, është urdhëruar që të shmangen ndërhyrjet ndaj brazilianit në stërvitje dhe Neymar të mos marrë pjesë në fazën mbrojtëse të ekipit.

Të gjithë këto privilegje, dhuruar Neymarit nuk janë pritur aspak mirë nga pjesa tjetër e ekipit dhe disa prej tyre kanë filluaar që tani, ta kenë ‘halë në sy’ brazilianin.

Kështu, Neymar, nga futbollisti më i shtrenjtë, i marrë për të fituar Championsin, mund të shndërrohet një problem të vërtetë për atmosferën brenda ekipit dhe të shkaktojë përçarje.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...