Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Faza 1/8, Besëlidhja-Partizani, ora 14:00, në SuperSport

Kalendar i ngjeshur për futbollin shqiptar, teksa këtë mesjave (e mërkurë dhe e enjte) do të zhvillohen ndeshjet e vajtjes së raundit të 1/8-ave të Kupës së Shqipërisë, ku në dy raste kemi përplasje të skuadrave të Superiores. Sot, në orën 14:00, do të zhvillohet pjesa dërrmuese e takimeve, plot 7, ndërsa nesër, por në orën 14:00, është programuar takimi i fundit mes Bylisit dhe Laçit (do të transmetohet nga SuperSport).

SuperSport do të transmetojë sot një nga sfidat më të rëndësishme, atë të stadiumit “Brian Flipi” të Lezhës, mes Besëlidhjes dhe Partizanit. Pritet me shumë kuriozitet se si do të jetë reagimi i të kuqve pas disfatës së fundit me Kukësin në “Air Albania”. Trajneri Adolfo Sormani ka shansin të provojë fitoren e parë në përvojën e tij të dytë te 16 herë kampionët e Shqipërisë.

E vetmja sfidë e sotme mes dy skuadrave të Superiores është ajo mes Vllaznisë dhe Flamurtarit. Kukësi, skuadra që udhëheq kampionatin, do të ketë përballë një kundërshtar të lehtë në letër si Lushnja. Teuta takimin e parë do ta luajë në transfertë kundër Erzenit, ndërsa Skënderbeu, po ashtu, e nis në transfertë këtë raund kundër Besës së Kavajës.

Tirana, ndërkohë, do të sfidohet nga Kastrioti i Krujës, një skuadër me ambicie për t’u ngjitur në Superiore. Shumë interesante duket përballja mes Apolonisë dhe Luftëtarit.

 

E mërkurë (14:00)

Besëlidhja-Partizani

Vllaznia-Flamurtari

Lushnja-Kukësi

Erzeni-Teuta

Besa-Skënderbeu

Kastrioti-Tirana

Apolonia-Luftëtari

E enjte (14:00)

Bylis-Laçi

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...