Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Faza e 1/8-ave të Europa League, të enjten zbresin në fushë “peshat e rënda”

Europa League rikthehet këtë mesjavë me emocionet e raundit të 1/8-ave dhe të enjten do të zbresin në fushën e lojës “peshat e rënda” të këtij kompeticioni.

Skuadra favorite e këtij edicioni, Barcelona do të presë në “Camp Nou” skuadrën turke të Galatasaray-t, me ekipin e Xavi Hernandez që do të kërkojë maksimumin, për të vijuar me ecurinë e mirë, me 8 ndeshje radhazi pa humbje në të gjitha kompeticionet. Në raundin e kaluar, katalanasit eliminuan Napolin, duke treguar se nuk janë thjesht vizitorë, ndërsa Galatasaray vjen si fituese e Grupit E dhe do të luajë për herë të parë në fazën me eliminim direkt. Turqit po kalojnë një moment jo të mirë, pasi në javët e fundit kanë pësuar luhatje dhe është shumë larg objektivave në kampionatin turk. Galatasaray rikthehet pothuajse pas 20 vitesh në “Camp Nou”, pas sfidës së fundit të luajtur në tokën europiane ndaj Barcelonës, në Ligën e Kampioneve në 13 nëntorin e vitit 2002.

Sfidë interesante është edhe ajo midis Sevillas dhe West Hamit, me vendasit të cilët konsiderohen si ekpertët e këtij kompeticioni, përballë londinezëve, që në këtë sezon kanë ambicie për të shkuar deri në fund të rrugëtimit.

Në raundin e kaluar spanjollët eleminuan kroatët e Dinamo Zagreb, ndërsa anglezët do të luajnë për herë të parë në fazën me eliminim direkt. Të dyja ekipet kanë bërë mirë edhe në kampionatet respektive, me andaluzët që janë në ndjekje te Real Madrid në La Liga, ndërsa londinezët janë në pjesën e sipërme të Premier League, në një edicion që mund të konsiderohet pozitiv. Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare midis të dyja skuadrave në një kompeticion europian.

Në Bergamo, Atalanta pret në shtëpi Bayer Leverkusen, me vendasit të cilët eliminuan Olypiacos raundin e kaluar dhe do të kërkojnë të shfrytëzojnë momentin dhe faktorin fushë. “Aspirinat” do të debutojnë në fazën me eliminim direkt, ndërsa skuadrat vendosen përballë njëra tjetrës për herë të parë në një kompeticion europian dhe vijnë të kundërta në këtë përballje. Leverkusen po bën mirë edhe në Bundesliga, ndërsa Atalanta, ka treguar luhatje këtë edicion në Itali, por përsëri mbetet një skuadër simpatike dhe pritet të jetë një duel tepër interesant.

Në Portugali, Braga pret në shtëpi Monaco-n, me vendasit të cilët erdhën në këtë fazë falë penalltive, me suksesin e arritur përball Sheriff Tiraspol. Një kualifikim që tregoi forcën e karakterit dhe dëshirën e portugezëve për të bërë mirë në këtë edicion, por gjithsesi, në këtë përballje, të paktën në letër, francezët prezantohen si favoritë për të kaluar në raundin tjetër. Monaco ishte një prej skuadrave që këtë raund e kishte të sigurt dhe tani do të zbresë në fushën e lojës për të përmbushur misionin e kualifikimit, ndonëse në Ligue 1 ka zhgënyer nga pritshmëritë e fillim sezonit duke qëndruar në mesin e klasifikimit. Dueli Braga-Monaco do të jetë gjithashtu për herë të parë në tokën europiane, pasi skuadrat më parë ishin vendosur përballë njëra tjetrës vetëm në takime miqësore.

Në Skoci pritet me interes të madh sfida midis Rangers dhe Crvena zvezda, me vendasit të cilët për momentin janë surpriza më e bukur e këtij edicioni, pasi një raund më parë nxorën nga gara Borussia Dortmund. Triumfi në Signal Iduna Park ka rritur ndjeshëm kreditet e Rangers, me këta të fundit që janë ende në garë edhe për titullin kampion në Skoci. Në krahun tjetër, serbët zbresin për herë të parë në fazën me eliminim direkt për këtë sezon dhe mbeten një kundërshtar i fortë dhe pritet të jetë një sfidë e ekuilibruar. Crvena zvezda rikthehet në tokën skoceze përballë Rangers pas 15 vitesh, kur në sezonin 2007-2008 skocezët triumfuan në sfidat kualifikuese në Ligën e Kampioneve.

Për shkak të sanksioneve të vendosura nga UEFA prej pushtimit të Ukrainës nga Rusia, sfida midis Leipzig dhe Spartak Moscow nuk do të zhvillohet, pasi ekipet ruse janë përjashtuar nga cdo garë europiane.

Lajme të tjera

Europa League

Kapiteni i Atalanta-s në finalen e Europa League, të cilën skuadra italiane e fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Bayer Leverkusen, Berat Gjimshiti deklaroi për...

La Liga

Drejtuesit e Barcelonës kanë nisur të mendojnë tashmë për sezonin e ardhshëm me skuadrën që i duhet të kënaqej vetëm me vendin e dytë...

Europa League

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer...

Spanjë

Mesfushori i Real Madrid-it, Toni Kroos ka vendosur të largohet nga futbolli pas përfundimit të EURO 2024. Kampionati europian në Gjermani do të jetë...