Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Faza e dytë mbyllet nën shenjën e Skënderbeut, “buzëqesh” edhe Partizani

3 barazime, 1 fitore vendase dhe 1 sukses në udhëtim ishin këto rezultatet që prodhoi java e 18-të e Kategorisë Superiore që ishte edhe e fundit e fazës së dytë. Gjysma e kampionatit u mbyll ashtu siç nisi pikërisht nën shenjën e Skënderbeut. Korçarët falë fitores së thellë me përmbysje 4-1 në Loro Boriçi përballë Vllaznisë e thelluan sërish avantazhin ndaj ndjekësëve. Skënderbeu përfitoi nga sfida direkte mes Flamurtarit dhe Kukësit që përfundoi në barazim 1-1 me Elis Bakajn që iu përgjigj nga penalltia golit të avantazhit provizor të vlonjatëve që mbante firmën e brazilianit Danilo Alves. Tashmë diferenca mes skuadrës së Dajës dhe asaj të Duros në renditje është 8 pikë ndërkohë që Skënderbeu ka plot 11 pikë më shumë se kampionët në fuqi të Kukësit. Golat e Vangjelit, Lilajt, Muzakës dhe James bënë diferencën në Shkodër, aty ku Vllaznia pësoi një tjetër humbje duke përkeqësuar akoma edhe më shumë pozitat e saj në renditje. Mori fitoren e parë për 2018-ën, Partizani që në kryeqytet fitoi derbin e vogël ndaj Kamzës me rezultatin 2-1 falë një dygolëshi të talentit Jasir Asani. Përfunduan në barazime pa gola dy sfidat e tjera Lushnja-Luftëtari dhe Laçi-Teuta, në një javë ku shenja X ishte rezultati më i shpeshtë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...